Rritja e numrit të rasteve të reja me Covid në Kinë ka bërë që autoritetet të mbyllin një qendër tregtare në Pekin dhe të bllokojnë disa zona të banuara.
Mediat e huaja raportojnë se gjashtë raste të reja u konstatuan mëngjesin e sotëm në Chaoyang dhe Haidian, raportuan mediat lokale, të gjitha kontakte të ngushta të personave të infektuar së fundmi në provincën verilindore të Jilin.
Qendra tregtare Raffles City në Dongcheng, një zonë qendrore e kryeqytetit me zyra dhe shtëpi, u mbyll mbrëmë pas zbulimit se një kontakt i ngushtë i një personi të infektuar e kishte vizituar atë./abcnews.al