Me një mesazh sensibilizues e ka nisur këtë mëngjes kryeministri Edi Rama duke publikuar një video nga aksioni i pastrimit në vend.
Rama ka një lutje për njerëzit që mos të hedhin mbeturina nëpër rrugë, sipas tij në shenjë dashurie për atdheun.
“Mirëmëngjes, dhe me këtë moment nga pastrimi i Shqipërisë që vazhdon përditë, si edhe me lutjen që të mos hidhni mbeturina rrugëve, në shenjë dashurie për atdheun tonë të përbashkët, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.