43-vjeçari në Maqellarë rreh prindërit e moshuar

schedule09:40 - 11 Nëntor, 2021

schedule 09:40 - 11 Nëntor, 2021

Një 42-vjeçar me iniciale G.Ç. është arrestuar nga policia në Maqellarë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Në lidhje me këtë çështje materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

“Ushtroi dhunë fizike ndaj prindërve të tij, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi G.Ç., 43 vjeç, banues në Maqellarë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme”, njofton policia /Abcnews.al