Steven Gerrard është vetëm një hap larg transferimit të tij tek Aston Villa.
Sipas “Guardian”, është pothuajse e kryer dhe mungon vetëm zyrtarizimi që ish-lojtari i Liverpool të bëhet tekniku më i ri i Aston Villa. Sipas disa burimeve të afërta me klubin bëhet me dije se klubi anglez ka përgatitur kontratën për Gerrard dhe gjithashtu klubi do t’i paguaj 3,5 milion paund për të prishur kontratën e tij me Rangers.
Siç raporton “Mirror”, Gerrard tashmë ndodhet në Londër./h.ll/abcnews.al