“Nga 1 janari rimbursimi i TVSH-së në kohë reale,” Shehu: Parrulla, vonesat deri në 60 ditë

schedule22:16 - 10 Nëntor, 2021

schedule 22:16 - 10 Nëntor, 2021

Këtë të mërkurë në “Bardh a Zi” është hedhur në gjyq paketa fiskale. Ndërsa diskutoheshin problematikat me rimbursimin e TVSH-së, deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti deklaroi se nga 1 janari i vitit që vjen, rimburismi do të bëhet online, në kohë reale.

“Ka disa mënyra për të stimuluar sektorët kyçë të ekonomisë, pjesa më e madhe është duke investuar jo vetëm në pjesën e infrastrukturës bazë…Ajo që kërkohet sot është se nëse duam të rrisim eksportet, ne duhet të krijojmë atë që quhet avantazh konkurrues. Të dalim me çmime më favorizuese.”

Kurse, Nikolin Jaka u shpreh se TVSH e marrë përpara është abuzimi më i madh që u bëhet sipërmarrësve shqiptarë.

“E bën të lutet dyerve të tatimeve dhe të ministrisë së Financave. Mos e merr TVSH në doganë por merre në fundore. Se ky produkt prodhohet. Ka koston e vet dhe paguhet në buxhetin e shtetit. Janë abuzive krijojnë një presion të paparë tek biznesi. Në momentinqë vjen për rimburism..sot po të garantoj që shkon 60 ditë. Pse duhet pritur kaq shumë?”

Kurse Sherefedin Shehu premtimet e qeverisë se nga 1 janari rimbursimi i TVSH-së bëhet online dhe në kohë reale i cilësoi thjesht si parulla. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!