Hiqen drynët e dashurisë nga ura e famshme në Prizren

schedule13:58 - 10 Nëntor, 2021

schedule 13:58 - 10 Nëntor, 2021

“Ura e kaltër e dashurisë” e preferuar nga shumë çifte që vizitojnë Prizrenin i është nënshtruar restaurimit. Për këtë arsye, autoritetet kanë hequr sot “betimin” e shumë çifteve me anë të drynëve të vendosur në këtë urë.

Nuk dihet ende nëse pas përfundimit të procesit të restaurimit, këta drynë do të kthehen sërish në vendin ku ishin.

Prizreni numëron çdo vit mijëra vizitorë jo vetëm nga Kosova por edhe jashtë saj. Shumë të rinj vendosnin drynë tek “Ura e Kaltër e Dashurisë” me qëllimin që të përjetësohet dashuria e tyre. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!