Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me homologun e Holandes, Mark Rutte ka zbuluar temat e diskutimit mes tyre, por nuk kanë munguar edhe batutat.
“Mark është shumë kënaqësi dhe kjo duket edhe nga sa mundëm të të shprehim mirënjohjen. Ka shumë ndjekës dhe tifozë të ndeshjes holandeze këtu dhe për ta është një ditë e madhe dhe duket se më në fund e fituat kupën e botës”, tha Rama.
Gjatë takimit që patën këtë të mërkurë, dy kryeministrat ai shqiptar dhe holandez biseduan edhe për nismën Balkani i hapur. Kreu i qeverisë holandeze, Mark Rutte, në konferencën për shtyp krah Edi Ramës tha se e mbështeste këtë nismë madje ftoi edhe vendet e tjera që të bëhen pjesë e saj.