Shembet një minierë në veri të Kinës, 21 viktima

schedule13:50 - 13 Janar, 2019

schedule 13:50 - 13 Janar, 2019

Të paktën 21 minatorë kanë humbur jetën në veri të Kinës, për shkak të një shembjeje në minierën ku po punonin. Ngjarja ndodhi në provincën Shanxi, ku 66 minatorë të tjerë u shpëtuan nga ekipet e emergjencës. Shkaqet e shembjes së pjesës së sipërme të minierës po hetohen, ka bërë të ditur agjencia e lajmeve “Xinhua”, që citon zyrtarë të policisë. Aksidentet në miniera janë të shpeshta në Kinë, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të përmirësuar standardet e sigurië. Tetorin e kaluar, 21 minatorë mbetën të vrarë kur një masiv shkëmbor u shemb në një minierë në provincën Shandong, duke bllokuar rrugën e daljes. Sipas të dhënave të fundit të institucioneve kineze, në vitin 2017 në miniera u regjistruan 375 vdekje, 28 për qind më pak se në vitin parardhës. Në një deklaratë të bërë janarin e kaluar, institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen e minierave deklaroi se situata mbetet ende e rëndë, pavarësisht përmirësimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!