Kriza e emigrantëve, Lituania shpall gjendjen e jashtëzakonshme

schedule08:41 - 10 Nëntor, 2021

schedule 08:41 - 10 Nëntor, 2021

Parlamenti i Lituanisë ka shpallur  gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin e vendit me Bjellorusinë dhe në kampet që presin emigrantët që vijnë nga ato vende. Gjendja e jashtëzakonshme, e cila filloi në mesnatën e së martës do të zgjasë një muaj, duke u lejuar rojeve kufitare të përdorin forcën fizike për  të parandaluar hyrjen e emigrantëve në Lituani.

Vendet anëtare të BE-së kanë akuzuar Bjellorusinë për inkurajimin e emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika, si hakmarrje për sanksionet kundër Minskut për shkelje të të drejtave të njeriut.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Lituani ndalon çdo lëvizje brenda pesë kilometrave nga kufiri i Bjellorusisë. Gjithashtu do të pengojë këdo që kërkon të ndihmojë emigrantët, tha kryeministrja Ingrida Simonite./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!