Serbët protestojnë para muralit të Ratko Mlladiçit, Vuçiç e mbron me xhandarmëri

schedule22:35 - 9 Nëntor, 2021

schedule 22:35 - 9 Nëntor, 2021

Shumë qytetarë serbë janë mbledhur para një murali të kriminelit të dënuar për gjenocid, Ratko Mlladiç në Beograd. Murali tani po mbrohet nga ana e xhandarmërisë serbe, ndërkohë që disa orë më parë u sulmua aktivistja Aida Çoroviç, pasi ajo hodhi vezë mbi një mural me imazhin e kriminelit Mlladiç.

“Xhandarmëria ia mban grafitin kriminelit të luftës dhe nuk na lejon të kalojmë ne qytetarët”, shkruan aktivisti Marko Mihailoviç në Tëitter dhe tregon pamjet e policëve serbë që janë mbledhur aty.

Shumë aktivistë janë mbledhur në kryeqytetin e Serbisë për të protestuar ndaj arrestimit të Aida Çoroviç.

Shkrimtari serb, Vladimir Arsenijeviç ishte dëshmitar i sulmit ndaj aktivistes Aida Çoroviç, pasi ajo hodhi vezë mbi një mural me imazhin e kriminelit serb, Ratko Mlladiç në Beograd. Ajo u arrestua nga policisë me rroba civile.