Këngëtarja e njohur, Morena Taraku është kthyer në kryefjalën e mediave rozë të Turqisë, pasi po përflitet se ka nisur një lidhje me këngëtarin turk, Berdan Mardini.
Në mediat prestigjioze turke shkruhet se dyshja janë fqinj në Stamboll dhe frekuentohen me njëri tjetrin prej disa kohës tashmë.
Mardini i ka dhënë fund martesës prej 10 vjetësh me Fatos Yelller në mars të këtij viti, me të cilën kishte dy fëmijë.
Ai ka marrë mbrojtjen për fëmijët, pasi ka akuzuar ish-bashkëshorten e tij për përdorim droge. Ajo ka reaguar ashpër dhe ka thënë se është e turpshme që ai nuk mendon për fëmijët e tij.
“Një baba që kujdeset për fëmijët e tij, i ndan nga nëna, dhe i ndan eksperiencat për tjetër një grua në media sociale! Është e qartë që nuk brengosesh për psikologjinë e fëmijës dhe sigurisht, mund të jesh edhe beqar në jetën tënde por nuk mendon për fëmijët tuaj. Është e turpshme”.
Ndërkohë, nga ana e Morenës nuk ka ende asnjë reagim dhe nuk dihet sa të vërteta janë lajmet për lidhjen e saj me këngëtarin turk./abcnews.al