Nga Ajgena Korbi
Qytetarët në Tiranë shprehen se iu ndodh të humbasin dhe takimin e planifikuar.
Shumë prej tyre tregojnë se ndjehen të frikësuar ndërsa iu duhet të udhëtojnë në autobusë ku shkelet çdo masë që kufizon përhapjen e Covid 19.
Të tillë e përshkruajnë transportin publik banorët e kryeqytetit dhe dy javë pas takimit të përfaqësuesve të këtij sektori me ministren e Infrastrukturës dhe kryebashkiakun e Tiranës.
Më problematike situata sipas qytetarëve bëhet në orët e mëngjesit dhe të pasdites kur atyre iu duhet të shkojnë e të kthehen nga puna apo shkolla. /abcnews.al