Sipas një sondazhi, popullariteti i Kamala Harris mund të thuhet lehtësisht se është në rënie: vetëm 28% e amerikanëve e mbështet punën e saj si zëvendës presidente e vendit; 51 për qind janë kundër saj dhe 21 për qind janë ende të pavendosur për të dhënë një gjykim të qartë.
Media amerikane e kanë krahasuar me Dick Cheney. Ai njihet si zv/presidenti më pak popullor në historinë amerikane, dhe kishte mbështetjen e vetëm 30% të qytetarëve në fund të mandatit të dytë të ish presidentit George Bush.
Por zv/presidentja është dhe më keq se presidenti aktual Joe Biden i cili ka mbështetjen e vetëm 38% të amerikanëve. 46% e të intervistuarve mendojnë se puna e deritanishme e Biden është më keq se pritshmëritë, ndërsa 64% janë të bindur se ai nuk duhet të rikandidojë për Shtëpinë e Bardhë në 2024-ën.
/abcnews.al