Nga Erisa Zykaj
Mariya Gabriel, komisionerja europiane për inovacionin, kërkimin, kulturën, arsim dhe rininë, do të mirëpresë sonte në Bruksel 13 laureatët e edicionit 2021 për çmimin europian të letërsisë, në prani të Sabine Verheyen, kryetare e komisionit për kulturën dhe arsimin e Parlamentit Evropian dhe Vasko Simoniti, ministër i kulturës së Sllovenisë, përfaqësues i presidencës sllovene të BE-së.
Çmimi i Bashkimit Evropian për Letërsinë (EUPL) njeh shkrimtarët e rinj të letërsisë ne Bashkimin Europian dhe më gjerë, lidhur me angazhimin e 41 vendeve pjesëmarrëse në programin e Evropës Krijuese të Bashkimit Evropian, Çmimi vlerëson veprën e 41 talente të reja të shquara letrare përgjatë një cikli prej tre vitesh.
Në edicioni 2021 do të shpërblen me çmim trembëdhjetë laureatë nga vendet pjesëmarrëse në këtë cikël. Enkel Demi me librin e tij “Flama” është një nga trembëdhjetë laureatët.
Cmimi synon të mbështesë krijimtarinë dhe pasurinë e pamasë dhe të larmishme të letërsisë bashkëkohore evropiane në fushën e letërsisë artistike, të promovojë qarkullimin e letërsisë brenda Evropës dhe të inkurajojë një interes më të madh për veprat letrare jokombëtare.
Para ceremonisë se shperndarjes se çmimeve, komisionerja Gabriel është shprehur, se çmimi evropian për letërsinë vlerëson diversitetin kulturor që ka për të ofruar kontinenti europian. Ai promovon aksesin e qytetarëve të Bashkimit Europian në letërsinë bashkëkohore evropiane dhe rrit vizibilitetin e shkrimtarëve evropianë.
Çmimi nxjerr ne pah krijimtarinë dhe diversitetin e letërsisë evropiane, duke njohur rëndësinë e sektorit të librit, dhe talentet letrare nga të gjitha anët e Evropës. Ai nxjerr në pah pasurinë e letërsisë bashkëkohore evropiane si dhe trashëgiminë e pasur kulturore dhe gjuhësore të Evropës.
Juritë kombëtare të përbëra nga botues, librashitës, autorë dhe kritikë përzgjedhin fituesit nga secili prej vendeve pjesëmarrëse. Çdo fitues do të marrë gjithashtu një çmim prej 5,000 €. /abcnews.al