Jonida Maliqi dhe Armina Mevlani, dy personazhe mjaft të dashura për publikun tashmë nuk i bashkon vetëm miqësia disavjeçare, por edhe biznesi. Ato kanë hapur një biznes të përbashkët dhe bëhet fjalë për një dyqan veshjesh i quajtur “Delirium”. Për mikrofonin e emisionit “Thumb” vajzat shprehen se janë shumë të lumtura për këtë bashkëpunim.
“Jemi shumë të lumtura sepse të dyja bashkë do ndikojmë me influencën që kemi. Vendosën që t’i bashkonim brand-et tona për diçka më të madhe. Sepse duke u reklamuar nga ne mendoj se do i japim një shtysë akoma edhe më të madhe. Kjo ishte një ide super dhe faktikisht ishte ideja e Jonidës, unë e mirëprita dhe ja ku jemi”, tha Armina.
Ndërsa Jonida u shpreh se: “Mund të them se me Arminën kemi qenë mikesha në moshë fare të vogël. Ne duhej që të shfrytëzonim në mënyrën më të mirë të mundshme imazhin tonë dhe ta konvertojmë në para, biznes dhe fryte pune”.
Por gjatë inagurimit të biznesit të tyre kanë qenë të ftuar një sërë figurash të njohura të ekranit por jo vetëm. E për pasojë ky moment patjetër që nuk mund t’i humbiste gazetarit të “Thumb”, i cili me pyetjet e tij i ka vënë jo pak në siklet të pranishmit. Ai u është drejtuar me pyetje provokative të ftuarve në event, duke i pyetur se si e shikojnë bashkëpunimin mes Jonidës dhe Arminës dhe nëse të varfërit kanë mundësi t’i blejnë këto veshje. Ai gjithashtu i ngacmoi personazhet publikë duke u thënë se nuk do të merrnin rroba falas edhe pse ishin të ftuar në event.
Sara Kolami: “Nuk erdhëm për atë gjë në fakt, por është kënaqësi të takosh Jonidën e cila mezi kapet, gjithashtu edhe Arminën”.
Për mikrofonin e “Thumb” Odeta Banushaj tha: “Kjo është një gënjeshtër. Shoqëria e vërtetë mes dy vajzave ekziston dhe mund ta shikojmë shumë mirë edhe me këtë event. Dy femra, dy shoqe shumë të mira mund të bëjnë një biznes shumë të mirë”. Ndërsa Senera Hoxha tha: “Kur kanë lek për kirurgji plastike, kanë lek edhe për të blerë këtu”.
Gazetari i “Thumb” gjithashtu i pyeti të ftuarit se cila është veshja më e shtrejtë që kanë blerë ndonjëherë. Niko Komani ka harxhuar jo pak.
“Këtë vit kam blerë një veshje goxha të shtrenjtë e cila ka kushtuar 1700 euro”, tha ai. Ndërsa Olti Curri me shaka iu përgjigj: “Hë more, budalla je ti?! Mua mi bën këto pyetje”./abcnews.al