Endrik Beba ishte i ftuar këtë të martë në emisionin e mëngjesit në ABC, ku foli gjerë e gjatë për arsyen e largimit nga grupi Lynx dhe shkëputjen nga muzika. Për moderatorin Alban Musa, artisti tregoi se ndarja nga grupi që i dha famën kishte qenë shumë e vështirë dhe se arsyeja kishin qenë mosmarrëveshjet mes djemve.
“Largimi nga grupi ka qenë shumë i vështirë nga ana emocionale. Tentova me dy projekte si solist, nuk shkoi siç e prisja dhe mendoj se kam pritur momentin e duhur. Nuk erdhi ky moment, pastaj u bëra me fëmijë dhe i dedikova pjesën time djalit, kështu muzika kaloi në plan të dytë.”, tregoi ai.
Lexo edhe: Rrëfimi i ndjerë i këngëtarit shqiptar për të birin: Kam dy vite pa e takuar
Mes të tjerash, ai tregoi se me anëtarët nuk fliste më. I pyetur nga Albani nëse kishte qenë ai arsyeja e ndarjes së grupit, Endriku tha: “Nuk besoj se është faj, në diçka të cilën nuk e do më. Është një lloj si të rrish me dikë që ti nuk e do.”
“Problemet ishin të brendshme, djemtë ishin persona të cilët kanë dhënë shpirtin për të bërë muzikë siç e ndjenin ata. Ka qenë gjithmonë të sinqertë me muzikën, nuk kanë bërë kompromise për klikime. Problemi ishte pas muzikës. Arriti në një moment që nuk shkonim mirë me njëri-tjetrin, ndoshta isha unë por ishin probleme shoqërore. Nuk kemi pasur më kontakte, zero.”, tha ai.
Pas shkëputjes, Endriku tha se iu rikthye sërish ekranit si moderator ndërsa tregoi se ka pasur raste kur ka bërë intervista në gjendje të dehur. “Kur u ndava jam rikthyer në televizion si moderator. Gjatë programit nuk ndihesha plotësisht vetvetja, kishte momente që gjatë intervistave kam qenë pothuajse i dehur. E ndjeva që nuk ishte ajo për të cilën isha munduar për veten time.”, theksoi këngëtari. /abcnews.al