“Më morën tani”, deputeten e telefonojnë pensionistët, i ankohet ministres në komision

schedule10:57 - 9 Nëntor, 2021

schedule 10:57 - 9 Nëntor, 2021

Deputetja demokrate Ilda Dhori gjatë diskutimit në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë denoncoi se pensionistët në Divjakë kanë disa muaj që nuk marrin pagesën.

Sapo më telefonuan në fakt dhe gjatë ditëve kam pasur telefonata të shumta nga pensionistët. Pensionistët në Divjakë kanë muaj që nuk marrin pensionin.

Para një muaji e bëra publike, disa e morën, vazhdon prapë i njëjti problem, nuk u shkon pensioni, rrinë në derë në radhë, askush nuk u jep përgjigje” tha deputetja./ Abcnews.al