Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

I dhuroi një tjetër medalje Kosovës, Kushtrim Bajraktaraj rrëfen triumfin në Spanjë

schedule08:44 - 9 Nëntor, 2021

schedule 08:44 - 9 Nëntor, 2021

Kushtrim Bajraktaraj i dha një tjetër medalje Kosovës. Ai arriti të bëhet nënkampion në Kampionatin Botëror të Bodybuilding që u mbajt në Spanjë. Bajraktaraj garoi në kategorinë 80 kg. Gjatë një interviste që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Kushtrimi tregoi emocionet e kësaj sfide.

Ai rrëfeu se pavarësisht gjithçkaje, është përballur të kalojë një sërë peripecish, duke qenë se Spanja nuk e njeh Kosovën si një shtet i pavarur. “Kam bërë shumë orë për në Spanjë. Ne jemi në një fazë delikate, rrezikon shëndetin.



Janë periudha të sfidueshme. Dy tre ditë para garës duhet të bësh një gjumë të mirë, të hash shëndetshëm. Ne mbesim nëpër aeroporte. Është një sfidë që fillimisht jep shije jo të mirë sportit, sepse mendoj se në sport nuk duhet të ketë kështu barrierash.”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!