Xavi është prezantuar sot në “Camp Nou” si trajneri më i ri i klubit spajnoll.
Ish-lojtari i Barcelonës është pritur me një ngrohtësi të madhe nga mijëra tifozë. Pas prezantimit ai është shprehur në lidhje me situatën e rinovimit të Dembele.
“Kam parë se situata e rinovimit e Dembele nuk është mirë. Unë dëshiroj nga klubi që prioritet të jetë rinovimi i tij sa më shpejtë të jetë e mundur. Dembele po kalon një periudhë të keqe por kjo nuk do të thotë se ne duhet ta “braktisim”. Ai është një lojtar me shumë vlera dhe unë e dua me patjetër në ekipin tim.
Për mendimin tim ai i ka të gjitha aftësitë për tu bërë sulmuesi anësor më i mirë në botë, mjafton të dalë nga dëmtimi dhe të punojmë fortë bashkë me të”.
Kështu është shprehur Xavi duke theksuar se rinovimi i francezit është një prioritet për klubin spanjoll./h.ll./abcnews.al