Steven Gerrard mund të rikthehet të drejtojë një skuadër në Premier League.
Sipas “Mail Sport” trajneri aktual i Rangersi, raportohet se Aston Villa ka filluar bisedimet teknikun anglez.
Para pak ditësh drejtuesit e Aston Villa, shkarkuan nga drejtimi i skuadrës trajnerin Dean Smith, dhe tani kanë filluar nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij.
Në këto kushte Aston Villa ka një listë më trajnerët ë dëshiruar ku Steven Gerrard e udhëheq atë, teksa nuk mungojnë edhe emrat e tjerë si, Ralph Hasenhuttl, Thomas Frank, Kasper Hjulmand, Lucien Favre dhe Paulo Fonseca. /f.a/abcnews.al