Në kamion pranë kufirit grek, zbulohen dhjetëra emigrantë të paligjshëm

schedule09:09 - 8 Nëntor, 2021

schedule 09:09 - 8 Nëntor, 2021

Policia e Maqedonisë së Veriut zbuloi dhjetëra emigrantë në një kamion pranë kufirit grek.

Policia tha më 7 nëntor se derisa po ndiqte një kamion pranë qytetit Star Dojran, 160 kilometra në jug të kryeqytetit, Shkupit, shoferi i kamionit dhe një pasagjer u hodhën papritur nga mjeti në lëvizje dhe kamioni goditi makinën e policisë.

Nuk u raportua për të lënduar nga rradhët e policisë.

Gjatë kontrollit, policia gjeti 42 emigrantë. Njëri ishte nga Bangladeshi dhe pjesa tjetër nga Siria.

Në gjashtë muajt e fundit, ky ishte grupi i parë i madh i migrantëve të paligjshëm që janë zbuluar nga ana e autoriteteve maqedonase. Grupi u zhvendos në një strehimore emigrantësh në Gjevgjeli në kufirin me Greqinë.

Policia beson se ata kishin arritur përmes Greqisë dhe tha se do t’i dëbojë përsëri atje.

Maqedonia e Veriut është një rrugë tranziti për migrantët që përpiqen të kalojnë nga Greqia në vendet më të pasura në Evropën Perëndimore dhe Veriore.

Kontrabanda e njerëzve ka mbetur aktive në rajon pavarësisht mbylljes së kufijve dhe kufizimeve të lëvizjes gjatë pandemisë COVID-19, megjithëse numrat kanë rënë.

Një valë refugjatësh ndezi tensione gjatë krizës evropiane të migracionit në 2015 dhe 2016 dhe nxiti veprime të ashpra nga Shkupi për të parandaluar migrantët që të përdorin Maqedoninë e Veriut si rrugë tranziti.

Kundërmasat e Shkupit të ndërmarra gjashtë vjet më parë përfshinin ngritjen e një gardhi në kufirin me Greqinë./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!