Japonia nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga Covid për herë të parë në 15 muaj. Numri i rasteve dhe viktimave ka shënuar ulje dramatike në të gjithë Japoninë pasi vendi ka vaksinuar më shumë se 70% të popullsisë.
Numri i rasteve arriti kulmin duke shënuar më shumë se 25,000 të infektuar në Gusht për shkak të variantit Delta. Vendi ka regjistruar 18,000 viktima që nga fillimi i pandemisë.
Qeveria planifikon të miratojë vaksinat përforcuese muajin e ardhshëm dhe trajtimet e ndryshme si pilulat për të reduktuar shtrimet në spital dhe për të përballuar një rritje të mundshme të rasteve këtë dimër.
/abcnews.al