Dalin pamjet, policia ndërpret xhirimet e klipit të Loredanës dhe Don Xhonit

schedule07:27 - 8 Nëntor, 2021

schedule 07:27 - 8 Nëntor, 2021

Loredana dhe Don Xhoni kanë bashkuar forcat për herë të parë dhe pritet të sjellin për pak ditë projektin e ri muzikor. Dyshja kanë bërë me dije nëpërmjet rrjeteve sociale se tashmë kanë nisur dhe xhirimet e videoklipit në Ferizaj, mirëpo janë përballur me policinë.

Në një video që ka qarkulluar në mediat sociale, shihet teksa policia e Kosovës ndërpret xhirimet. Mesa duket ekipi xhirues nuk ka pasur leje për shfrytëzim të hapësirës publike për xhirim, ashtu siç e përcaktojnë rregullat dhe ligjet.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by HipHopiShqip (@hiphopshqip.info)

Vetë reperi ka treguar përmes një postimi në instastory se janë dënuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!