Derbi i Italisë mes Milanit dhe Interit gjithmonë shoqërohet me koreografi fantastike nga tifozët e të dyja skuadrave.
Këtë herë ultrasit e “kuqezinjve”, Carva Sud kanë prekur duke dhënë një mesazh të fortë dedikuar punonjësve të spitaleve dhe atyre që humbën betejën me virusin Covid-19.
“Milani nuk harron
Për ata që luftuan, për ata që nuk ia dolën
Për ata që luftuan në vijën e parë për të shpëtuar kombin
Ne i nderojmë këta njerëz, duke u kushtuar koreografinë më të rëndësishme të sezonit”, shkruajnë kuqezinjtë në “strishat” e tyre të hapura në San Siro. r.t/abcnews.al