Këtë të dielë në spektaklin e humorit “Kosherja”, kryedemokrati, Lulzim Basha qenë i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
Ky i fundit ka prezantuar tre skenarët e mundshëm që partia do të ketë për zhvillimin e radhës.
Fillimisht, kjo lëvizje është pritur mirë nga Basha, por në fund nuk është pranuar asnjë prej tyre.
Bardhi: Ne me një staf ekspertësh politikë kemi bërë tre skenare të mundshme se si PD-ja do të ketë zhvillimit e radhës.
Basha: Po shyqyr more Gazi, shyqyr që u bëtë një herë të saktë dhe eficent se kishit tetë vjet që flinit vetëm gjumë të gjithë si staf.
Bardhi: Normalisht se kjo ka qenë ngjitëse. Doktor Berisha ka qenë një gjumash që mirë që e hoqëm./abcnews.al