VIDEO/ “Si të lashë, e më s’të pashë”, Meta këndon mes komunitetit të Arbëreshëve

schedule09:55 - 7 Nëntor, 2021

schedule 09:55 - 7 Nëntor, 2021

Kjo e dielë ka nisur ndryshe për presidentin Ilir Meta. Ai është shfaqur gjatë vizitës së tij te komuniteti arbëresh duke kënduar bashkë me ta një këngë të vjetër shqiptare “O e bukura More”.

Meta shprehet se prej 600 vitesh kjo këngë mbetet gjallë falë dashurisë së madhe të arbëreshëve për atdheun dhe identitetin kombëtar.

“Me urimin për një të diel të qetë, ju përshëndes të gjithëve me këngën e bukur dhe ndoshta më të vjetër shqiptare “O e bukura More”, që prej gati 600 vjetësh mbetet e gjallë falë dashurisë së madhe, të përjetshme dhe frymëzuese të Arbëreshëve, për Shqipërinë dhe identitetin tonë kombëtar”, shkruan Meta. m.v/Abcnews.al