Tre persona në Kukës janë vënë nën hetim nga policia pasi në vendin e quajtur “Stanet e Zyberajve”, në fshatin Brekije, kanë vrarë shpend të egër, të cilët i përkasin specieve të mbrojtura të faunës së egër. Nën hetim janë vënë E. Q., banues në Lushnje, B. T., dhe A. B., banues në Tiranë.
“Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për veprën penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”. Sekuestrohen 3 armë gjahu, si dhe një sasi fishekësh. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen e gjuetisë së paligjshme, kanë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas, konkretisht:
E. Q., banues në Lushnje, B. T., dhe A. B., banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Stanet e Zyberajve”, në fshatin Brekije, kanë vrarë shpend të egër, të cilët i përkasin specieve të mbrojtura të faunës së egër.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë gjahu, si dhe një sasi fishekësh . Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”, njofton policia. /Abcnews.al