Kandidatja e dytë për t’u bërë pjesë e Dance Reality Show “T’ka mami yll” është Laura, e cila zgjodhi për të sfidonte Soarin dhe Aurorën.
Kjo sfidë ndezi shumë debat në spektakël jo vetëm mes prindërve të fëmijëve konkurrentë, por në një moment ndërhyri edhe mamaja e Kristinës. Kjo e fundit hodhi akuza kundër mamit të Soarit, e cila sipas saj në korridore i ka bindur të gjithë të eliminojnë Kristinën dhe mamanë e saj.
“Në qoftë se ty të duket e padrejtë që Laura zgjodhi konkurentë Soarin dhe Aurorën, të duket e drejtë ty si mam që nëpër korridore dhe pas kuintave u thua konkurentëve të nominojnë Kristinën që ta heqim qafe Kristinën dhe mamin e Kristinës. Të duket e drejtë kjo?”, tha mami i Kristinës.
Megjithëse mamaja e Soarit nuk i pranoi këto akuza, të kenë dalë nga goja e saj, fatkeqësisht në fund i biri nuk arriti dot të vazhdonte spektaklin më tej. /abcnews.al/