Skëndërbeu ka marrë fitoren e parë këtë sezon dhe e ka bërë kundër një ekipi të fortë si Kukësi në Korçë.
“Ujqërit e Dëborës” fituan me rezultatin e ngushtë 2-1 dhe për trajnerin Memelli ekipi i tij ishtë i jashtëzakonshëm.
Ai për Super Sport u shpreh:“Kukësi, për mua, është një skuadër që më jep një afeksion të ndryshëm për mënyrën se si qaset në futbollin tonë, kanë një trajner të jashtëzakonshëm. Ne e kishim përgatitur për t’u bllokuar hapësirat atyre.
Kemi qenë të jashtëzakonshëm sot, dua të komplimentoj shumë skuadrën. Kemi shumë pak lojtarë me eksperiencë, por po i bëmë mirë gjërat.
Çfarë nuk bëmë mirë? Pasi final, në të dy pjesët. Rezultati duhet të ishte më i thellë. Tranzicioni është kthyer në një armë për të gjithë skuadrat, rezultatet pozitive do të vijnë nëse e bën në mënyrën e duhur.
Kemi punuar shumë në aspektin psikologjik për të rritur moralin e lojtarëve, pasi kanë potencial të lartë. Përgjigja që më dhanë sot ishte e jashtëzakonshme.
Ne jemi një skuadër që s’postohemi fort. Kaluam në 5-3-2 të pastër në pjesën e dytë. Kërkova nga lojtarët të rrisnim qendrueshmërinë dhe intensitetin, pasi vetëm kështu do e mposhtim Kukësin.
Qasja që bëmë sot ndaj një skuadre që ka prodhuar futboll të jashtëzakonshëm, ishte të mos i linim hapësira, të bllokonim ndërtimin e tyre të lojës dhe dy sulmuesit e krahut.
Arbitrat? Ishin të jashtëzakonshëm. Me Partizanin, Dinamon dhe Laçin kishte probleme në gjykim. Mesazhi është i qartë: na lini të luajmë futboll”, përfundoi trajneri i ekipit korçar. r.t/abcnews.al