Makinat që morën titullin e më të shpejtave në planet ishin makina “normale”, por me zhvillimin e teknologjisë, makinat rekord u bënë më “raketa” rrugore. Sot, rekordin për makinën më të shpejtë e mban një prodhues amerikan, SSC Tuatara, i cili arriti shpejtësinë 532 km/orë duke e bërë makinën më të shpejtë në botë për 2021 dhe duke thyer rekordin e mëparshëm të Koenigsegg Agera RS.
Supermakina përdor një sistem kamerash në vend të pasqyrave. Tuatara përdor një motor V8 me dy turbo me benzinë 5.9 litra me 1350 kuaj fuqi ndërsa ka edhe një version për përdorim ekskluziv në një pistë me 2200 kuaj fuqi. U prodhuan gjithsej 100 njësi të versioneve 1350 dhe 1750 kuaj fuqi, si dhe 10 nga versioni 2200 kuaj fuqi.
/abcnews.al