Hidhet në erë me eksploziv “Range Rover”-i te Komuna e Parisit

schedule23:23 - 5 Nëntor, 2021

schedule 23:23 - 5 Nëntor, 2021

Një makinë tip “Range Rover” me targa “AA 199 YS” është shpërthyer me eksploziv mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Tritoli ishte vendosur në pjesën e pasme të makinës. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Makina është në pronësi të Rezarta Koçit, e cila është notere.

Në momentin e shpërthimit makina ka qenë e parkuar në zonën e Komunës së Parisit, pranë kryqëzimit me “Rrugën e Kosovarëve”.

“ABC” ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, të makinës që ishte nën shënjestër të autorëve. Shpërthimi ka tronditur zonën e Komunës së Parisit. Policia ka nisur hetimet nga sekuestrimi i pamjeve të kamerave të sigurisë së parkingut, por edhe zonës përreth për të shkuar në gjurmët e autorit.

/Abcnews.al