Njëri vëlla vdiq, tjetri rëndë, si nisi sherri mes të rinjve në Elbasan, pamje nga vendngjarja

schedule20:47 - 5 Nëntor, 2021

schedule 20:47 - 5 Nëntor, 2021

Një sherr me thika mes disa të rinjsh ka ndodhur këtë mbrëmje në Elbasan, ku ka humbur jetën Florenc Kovaçi 28 vjeç ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë vëllai i tij Mikel Kovaçi 19 vjeç.

Burime për gazetarin e ABC Aldo Kozarja bëjnë me dije se mollë sherri mes të rinjve ka qenë një vajzë. Pikërisht për të, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa” të rinjtë kanë nisur të konfliktohen me fjalë, por situata ka degraduar deri në përdorimin e armëve të ftohta.

ABC ka shkuar në vendin e ngjarjes së rëndë dhe siç shihet dhe nga pamjet, gjithçka ka ndodhur në mes të qytetit të Elbasanit, në një zonë të banuar. Lidhur me krimin e rëndë ka reaguar zyrtarisht Policia e Elbasanit e cila njofton se konflikti mes të rinjve nisi për motive të dobëta dhe përshkallëzoi deri në vrasje.

Lexo edhe: Viktima kurohej për depresion, ky është i vëllai i plagosur nga konflikti në Elbasan (FOTO)

Shërbimet e policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!