Ura e lumit Ishëm rrezikon shembjen, u ndërtua në kohën e Zogut

schedule15:56 - 5 Nëntor, 2021

schedule 15:56 - 5 Nëntor, 2021

Ura pasarelë e lumit Ishëm e ndërtuar në periudhën e Mbreti Zog rrezikon të shembet. Siç duket dhe nga pamjet banorët e fshatit Sukth-Vendas të Krujës janë përpjekur që mbi dërrasat e dëmtuara të vendosin të reja. Gjithsesi ura nuk garanton siguri.

“Vemë dërrasa se s’mund të kalojmë. Urën e duam se shkojmë tek varrezat dhe tek toka do bjerë ndonjë makinë,” thotë një banor.

“Ura kot me thënë se është urë. Ne këmbësorët dhe e përballojmë po makinat jo këtu lidhet Durrësi me Krujën. Tonazhi 1.5 ura po hipin e ata me 3 ton do jetë ndonjë që do bjerë poshtë.”

Mijëra banorët të disa fshatrave të Krujës, Kurbinit dhe Durrësit përdorin këtë urë të rrezikshme për të shkurtuar rrugën me 30-40 minuta.

“Dalin se i biem për shkurt,” shprehet një banor.

Ura rreth 70 metra nuk është riparuar asnjëherë. Banorët e Sukth vendas dhe Ishit që e kanë më të domosdoshëm qarkullimin përmes urës kërkojnë nga autoritete që të ndërhyjnë sa më parë./abcnews.al/