Pasojat e pandemisë, BE-ja jep 90 milionë euro ndihmë për Shqipërinë

schedule12:38 - 5 Nëntor, 2021

schedule 12:38 - 5 Nëntor, 2021

Komisioni Evropian, në emër të BE-së, ka disbursuar sot 90 milionë euro ndihmë makro-financiare (MPJ) për Shqipërinë.

Ky disbursim është kësti i dytë dhe i fundit i një programi mbështetës prej 180 milionë eurosh për Shqipërinë, i cili është pjesë e paketës së MPJ- së prej 3 miliardë eurosh për dhjetë partnerë të zgjerimit dhe fqinjësisë që synon të ndihmojë të kufizohen pasojat ekonomike të pandemisë COVID-19.

“Lajm i rëndësishëm për Shqipërinë. BE disbursoi sot 90 milionë Euro ndihmë makro-financiare, kësti i dytë dhe i fundit prej 180 milionë Euro nga programi mbështetës për Shqipërinë, me qëllim që të ndihmojë në kufizimin e pasojave ekonomike të pandemisë Covid-19”, ka shkruar në Twitter eurokomisioneri Oliver Varhelyi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!