Autoritetet daneze kanë ndaluar një anije kërkimore ruse në veri në Gadishullit Jutland. Mediat e huaja bëjnë me dije se lajmi është konfirmuar nga vetë autoritetet e të dy vendeve.
Në një deklaratë për mediat ambasada e Rusisë në Kopenhagë ka thënë se anija “Adakemik Ioffe” e Institutit Shirshov për Oqeanologji, që është pjesë e Akademisë Ruse të Shkencave, u ndalua të hënën përderisa po mbushej me karburant në një port në Skagen.
Ndër të tjera në deklaratën e saj ambasada thekson se konfiskimi i anijes u krye si masë e përkohshme si pjesë e një mosmarrëveshjeje me një kompani kanadeze në lidhje me aktivitetet e mëparshme të anijes “Akademik Ioffe”.
“Anija është më flamur rus, është pronë e Federatës Ruse dhe përdoret nga Instituti Shirshov për Oqeanologji për qëllime shkencore”, tha ambasada ruse.
Autoritetet daneze i thanë agjencisë së lajmeve “DPA”: “Ministria e Jashtme është e vetëdijshme për çështjen dhe mund të konfirmojë se jemi në kontakt me Ambasadën e Rusisë.”
Ndërkohë mediat ruse raportuan se kjo anije në të kaluarën kishte marrë turistë që paguanin me qëllim që të fitonte të ardhura shtesë për t’i paguar aktivitetet kërkimore./abcnews.al