Shefi i BE-së në Kosovë: Të ndërtohet besimi me shtetet anëtare që të hiqen vizat

schedule19:10 - 4 Nëntor, 2021

schedule 19:10 - 4 Nëntor, 2021

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës në takimin e shtatë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asocim mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës ka thënë se deputetët e Parlamentit Evropian dhe të Parlamentit të Kosovës duhet të vazhdojnë të ndërtojnë besimin me shtetet anëtare të BE-së që të arrihet synimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, raporton Gazeta Express.

“Ne jemi të vetdijshëm për rëndësinë që ka liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Raporti i Komisionit Evropian dhe Presidentja e KE-së, von Der Leyen janë shumë të qartë në këtë pikë, Komisioni qëndron prapa rekomandimit të vitit 2018 se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Propozimi i Komisionit Evropian është përkrahur poashtu nga Parlamenti Evropian por akoma është nën shqyrtim në Këshillin e BE-së. Unë llogaris në përkrahjen e të gjithë deputetëve të Parlamentit Evropian dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës të vazhdojnë të ndërtojnë besim me shtetet anëtare të BE-së që më në fund të arrihet ky qëllim”, ka thënë ambasadori Szunyog.

Ai tha se e inkurajon qeverinë e re që të vazhdojë punën në reformat evropiane.

“Kam nderin të ju drejtohem këtu në Kuvend në emër të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell në takimin e shtatë për MSA-në. Ky takim është mbledhur sërish pas dy viteve. Qeveria gëzon shumicë të konsiderueshme, dhe i inkurajoj që të vazhdojë punën në reformat evropiane”, tha ai./ Gazeta Ekspres

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!