Do e bindni Kosovën për të hyrë në “Open Balkan? Ironizon Rama: S’kam degë të PS atje

schedule13:41 - 4 Nëntor, 2021

schedule 13:41 - 4 Nëntor, 2021

Kryeministri Edi Rama në një diskutim me gazetarët pas samitit për “Open Ballkan” në Beograd është pyetur nëse do të insistojë të bindë Kosovën që të bëhet pjesë e kësaj nisme.

Ndërkohë që takimi i radhës do të mbahet në Tiranë, kreu i qeverisë shqiptare tha se me Kosovën kanë marrëdhënie speciale. Ai shtoi se nuk mund të  ndërhyjë, ndërsa ironizoi se nuk ka degë të PS-së në Kosovë, duke thumbuar kështu kryeministrin Albin Kurti për qendrën e Vetëvendosjes në Shqipëri.

“Ne kemi me Kosovën me marrëdhënie speciale, kjo s’ka nevojë për diskutim. Do të bëjmë çmos që marrëdhënie me Kosovën ta kemi sa më cilësore. Por përsëri po i kthehem tjetër është një marrëdhënie bilaterale mes dy ekonomive të vogla. Është komplet gjë tjetër në aspektin ekonomik. Sa i përket bindjes nuk bëj asnjë përpjekje për tu imponuar. Është vendim sovran i atyre që kanë marrë votën  dhe kanë mandatin për të vendosur në Kosovë. Nuk është përgjegjësia ime, dhe ju e dini që skam degë të PS në Kosovë,” deklaroi kryeministri. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!