Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në fjalën e tij në kuvend këtë të enjte ka folur në lidhje me projekt ligjin për bashkëqeverisjen.
Manja në fjalën e tij është shprehur se ky është një ligj që do të ndalojë abuzimin e punonjësve të administratës ndaj shërbimit që bënin për qytetarët të cilët endeshin nëpër zyra.
Ministri ndër të tjera thekson se deri më tani janë regjistruar 140 mijë ankesa nga qytetarët prej të cilave 54 mijë kanë marrë përgjigje dhe shumë punonjës janë vënë para përgjegjësisë.
Ndër të tjera ai është shprehur se ky ligj do të nxjerrë në dritë të gjithë aftësinë e punonjësve të administratës publike.
“Sistemi i disa burokratëve të shpërndarë në zyra me shkelje syri dhe me shenja, ato që po flas janë që nuk denjojnë për të kthyer as përgjigje. Ditë pas dite dhe javë pas jave ato që paguhen nga ne dhe për qytetarët mendojnë se janë në punën e tyre private dhe qytetarët dynden. Ato që ishin dikur zyra që duhej që të zgjidhnin hallet e qytetarëve ishin strukur miqtë e këtij apo të këtij, që u kishin mbizotëruar shumë administratave të majtë dhe të djathtë. Me ligjin e bashkëqeverisjes do të jetë luftë ndaj korrupsionit dhe ryshfetit ndaj padrejtësisë që u bëhet qytetarëve. Duke krijuar një mekanizëm gjurmimi dhe për pranimin e ankesave të qytetarëve që të mos përfundojë në kosh e grisur dhe e harruar diku apo çfarë shpifej tjetër por me këtë ligj kërkesa dhe ankesa e qytetarëve do të marrë zgjidhje. Ligji për bashkëqeverisjen do të rrisë shpejtësinë e veprimit dhe rritjen e kërkesës së llogaridhënies përballë ligjit nuk ka ligj që të mbron para tij. me anë të këtij ligji do të krasiten rtë paaftët dhe do të hidhen themele të shëndosha me bazë të shëndoshë.
Në rreth 140 mijë raste të regjistruara, rreth 54 mijë ankesa qytetarësh kanë marrë zgjidhje dhe rreth 9 mijë punonjës janë vënë para përgjegjësisë. Rekordin e ankesave e mban institucioni i kadastrës. Në nivel ministrisë dhe institucione vartësie 44 mijë kanë marrë zgjidhje. Nga goditja e vendit nga tërmeti dhe nga pandemia ka pasur shumë probleme dhe po punohen për zgjidhjen e ankesave të qytetarëve. Drejtoria e anti-korrupsionit me këtë ligj do të jenë dy ene me interesa të përbashkëta. Qytetari nuk ka pse ta vrasë më mendjen ku do të shkojë denoncimi i tyre pasi ato do të ndiqen nga specialistët përkatës. Vetëm në tetor drejtoria anti-korrupsion ka treguar në prokurori 50 raste,. Një tjetër instrument ligji është se qytetarët kanë të drejtë të komunikojnë me zv ministrat, ministrat dhe me kryeministrat, patjetër dhe te deputetët që kanë zgjedhur. Ky ligj do të nxjerrë në dritë të gjithë aftësinë e punonjësve të administratës publike, ka thënë Manja. /abcnews.al