Louis Saha, ish-lojtari i Manchester United , foli në një event të organizuar nga SIGA për ish- skuadrën e tij dhe rikthimin e Cristiano Ronaldos, me të cilin përkoi në fazën e parë të portugezit në Manchester:
“Solskjaer duhet të jetë shumë i lumtur me rikthimin e tij, sepse ai është një alien . Ai mund të luajë në çdo ekip apo ligë dhe gjithmonë do të shënojë gola. Ai ka atë përkushtim dhe sakrificë që askush tjetër nuk e ka. Dhe nëse ka një lojtar me ndikim në botë, ai është Cristiano Ronaldo.
Marrëdhënia me të ishte e lehtë sepse ne të dy ishim shumë punëtorë. Nëse nuk të pëlqen si shok skuadre, kjo është sepse nuk je punëtor, është kaq e thjeshtë . Është e pamundur ta mbrosh atë. Në 90 minuta ndihesh si ai ende mund të shënojë një gol dhenë se duhet të shënojë pesë në një lojë, ai e bën atë . Është një makinë!”
Ronaldo u rikthye këtë verë pas 12 sezoneve te Manchester United dhe menjhëherë është kthyer në udhëheqësin e ekipit. r.t/abcnews.al