Çfarë është imuniteti i tufës?

schedule09:49 - 4 Nëntor, 2021

schedule 09:49 - 4 Nëntor, 2021

The Conversation

Termi imunitet i tufës do të thotë se shumica e popullatës ka fituar imunitet për të ndaluar përhapjen e një patogjeni. Shumica e krahasojnë imunitetin e tufës me zjarrin që fillon në një fushë: Nëse fusha është e thatë dhe e mbushur me barëra të këqij, zjarri do të përhapet shumë shpejt. Megjithatë, nëse fusha ka sisteme ujitje zjarri do të shuhet.

Prushi është  si SARS-CoV-2, koronavirusi që shkakton COVID-19.

Imuniteti i tufës teorikisht mund të arrihet ose nëpërmjet infeksionit dhe shërimit ose vaksinimit. Rreziku i përpjekjes për të arritur imunitetin e tufës përmes infeksionit është se shumë njerëz do të vdesin ose do të detyrohen të jetojnë me simptoma edhe pas shërimit. Për më tepër, hulumtimi ka treguar se përgjigja imune që rezulton nga infeksioni nuk siguron gjithmonë mbrojtje afatgjatë kundër COVID-19 dhe varianteve në zhvillim.  Kështu, ekspertët e shëndetit publik rekomandojnë ende vaksinimin kundër koronavirusit për të siguruar mbrojte më të fortë.

Kur shpërtheu pandemia e COVID-19, shkencëtarët filluan të zhvillonin vaksina në mënyrë që popullatat të zhvillonin imunitet për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Ndërkohë, pothuajse të gjitha vendet mandatuan ose inkurajuan distancimin social, përdorimin e maskave dhe masa të tjera të shëndetit publik, raporton abcnews.al

Fatkeqësisht, zbatimi i këtyre përpjekjeve, i shoqëruar me rritje në shkallë të gjerë dhe shfaqjen e variantit të delta shumë të transmetueshëm i ka detyruar ekspertët e shëndetit publik të rillogaritin se çfarë nevojitet për të arritur “imunitetin e tufës”.

Pse është i rëndësishëm imuniteti i tufës?

Përvoja e mëparshme me patogjenët e frymëmarrjes që ishin të ngjashëm me koronavirusin e ri i lejoi ekspertët e shëndetit publik të kryenin vlerësimet e duhura se çfarë do të nevojitej për të arritur pragun më të ulët të imunitetit të tufës për COVID-19. Fillimisht ata menduan se rreth 70% e popullsisë do të duhej të vaksinohej për të ngadalësuar ose ndaluar në mënyrë efektive përhapjen e SARS-CoV-2 .

Por me variantin delta që vazhdon të përhapet me shpejtësi në mbarë botën, ekspertët e rishikuan këtë vlerësim. Tani, epidemiologët dhe zyrtarë të tjerë të shëndetit publik vlerësojnë se më shumë se 90% e popullsisë së SHBA-së do të duhet të vaksinohet për të arritur imunitetin e tufës. Për viruset si ato që shkaktojnë poliomielitin dhe fruthin nevojiteshin dekada të tëra programesh vaksinimi për të arritur imunitetin e tufës dhe për t’i eliminuar përfundimisht ato në SHBA.

Por duke pasur parasysh që rastet e reja të COVID-19 në SHBA vazhdojnë të shënojnë rritje është bërë edhe më e qartë se Covid do të jetë mes nesh. Ka disa arsye pse nevojitet kohë për të arritur imunitetin e tufës ndaj COVID-19. Vaksinat për COVID-19 janë aktualisht të autorizuara për disa grupmosha, pra jo për të gjitha.  Afërsisht 90% e popullsisë së SHBA-së vaksinohet kundër fruthit, shytave dhe rubeolës si fëmijë, dhe 93% e popullsisë është e vaksinuar kundër poliomielitit, raporton abcnews.al

Meqenëse fëmijët përbëjnë më shumë se 20% të banorëve të SHBA-së , vendi ka të ngjarë të mos arrijë imunitetin e tufës COVID-19 pa vaksinimin e fëmijëve. Që nga 1 nëntori 2021, vetëm 67.8% e popullsisë totale të SHBA-ve të moshës mbi 12 vjeç  që ishin vaksinuar plotësisht.  Ekspertët ia atribuojnë këtë faktorëve të shumtë, duke përfshirë hezitimin e vaksinave dhe politizimin e pandemisë.

Sigurisht, asnjë vaksinë nuk është e përsosur. Të vaksinuarit mund të vuajnë nga  infeksione të reja , megjithëse vaksinat e COVID-19 vazhdojnë të reduktojnë në mënyrë efektive rastet më të rënda të COVID-19. Përveç kësaj, hulumtimi sugjeron se personat që kalojnë  COVID-19, pas vaksinimit mund ta transmetojnë virusin me shkallë më të ulët  sesa të pavaksinurit.

/abcnews.al