VIDEO/Mourinho kundër gjyqtarëve: Dikush duhet të përsëriste penalltinë e tij, e dikush tjetër jo

schedule09:25 - 4 Nëntor, 2021

schedule 09:25 - 4 Nëntor, 2021

Jose Mourinho gjithmonë ka qënë i irrituar me gjyqytarët italianë që në kohën kur drejtonte Interin.

Tashmë që ai është tek Roma, është hasur disa herë të debatojë me to ku nuk është kursyer dhe kartoni i kuq ndaj portugezit. Gjithësesi, tekniku i Romës ka bërë një postim në rrjetin social “Instagram” ku ka krahasuar penalltinë e Romës ndaj Juves me atë të Juves ndaj Zenit.

Ai ka bashkangjitur dy rastet në fjaë ku ka shkruar fjalinë se dikush duhet të përsëriste penalltinë e tij, e dikush tjetër jo. Në foton e parë duket Veretout duke goditur penalltinë ndaj ndeshjes me Juventusit ku Roma humbi me rezultatin 1-0. Para se Veretout të godiste penalltinë duket qartë se në zonën e portierit është futur një futbollist i Juventus-it dhe normalisht sipas rregullave penalltia duhej të përsëritej gjë për të cilën nuk ndodhi.

Në foton e dytë është penalltia e Dybala ndaj Zenit ku ndodh e njëjta gjë si me Romën por penalltia përsëritet. Për këtë gjë Mourinho është shumë i revoltuar me gjyqtarët italianë ku “thumbon” se ekipi i Juventus favorizohet gjithmonë nga arbitrat./h.ll/abcnews.al

Shiko penalltinë e Romës këtu:

Shiko penalltinë e Juventus këtu:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!