Nuk janë të pakta rastet kur krijimet e stilistëve shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e yjeve me famë botërore. Më i fundit mes krijuesve shqiptarë ishte Valdrin Sahitri, i cili ishte zgjedhur nga Beyonce për një eveniment të rëndësishëm në SHBA. Së fundmi, veshjet Made in Albania kanë spikatur dhe në një ceremoni të mbajtur në Britani.
Edi Xharkanji, themeluese e Xharkanji Couture tregoi në emisionin “Abc e mëngjesit” se ishte surprizuar kur kishte mësuar se një ndër krijimet e saj ishte zgjedhur nga dy artiste të huaja, të cilat kishin zgjedhur t’i vishnin gjatë një ceremonie dekorimi nga Princi britanik Charles. “Nuk e dinim se do të ishin në këtë ceremoni. Thjesht menduam se ishin kliente që pëlqenin punën tonë.
Kur më pas na shkruajnë në Instagram duke falenderuar se kanë zgjedhur këtë veshje për të marrë dekoratën nga Princi. Na u duk e pabesueshme. As nuk e prinim që do të kishte arritur deri këtu.”, theksoi ajo. Mes të tjerash, ajo tregoi se si bashkë me motrën e saj, e kishin nisur nga zeroja përtta kthyer ëndrrën e tyre për modën në një biznes të fuqishëm. /abcnews.al

