Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inter në detajet e fundit për rinovimin e mesfushorit

schedule08:41 - 4 Nëntor, 2021

schedule 08:41 - 4 Nëntor, 2021

Pas ndeshjes së djeshme, Inter ka përgatitur kontratën për italianin Nicolo Barella.

24-vjeçari është lojtari më me rëndësi në ekipin zikaltër dhe drejtuesit e klubit nuk duan të humbin më kohë për rinovimin e tij. Sipas gazetarit të famshëm italian, Fabrizio Romano, është e konfirmuar që Barella ka pranuar rinovimin e kontratës.

Për mesfushorin do të ketë një kontratë 5 vjeçare ku do të përfitojë 5 milion euro në sezon. Në orët në vazhdim do të konfirmohet nga klubi zyrtarisht.

Ndërsa për kroatin Brozoviç nuk ka ende diçka konkrete. Kur është pyetur ai është përgjigjur se do të shohim se çfarë do të ndodhë./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!