FOTO/ Rama i buzëqeshur në Beograd, Vuçiç e pret për darkë

schedule19:01 - 3 Nëntor, 2021

schedule 19:01 - 3 Nëntor, 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur sonte në Beograd, ndërsa nesër do të bisedojë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç si mikpritës dhe me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Nikola Dimitrov, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Rama është pritur në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit nga ministri i Jashtëm Nikola Selakoviç.

Më herët sot në Beograd ka mbërritur zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Nikola Dimitrov. Presidenti Aleksandar Vuçiç sonte do të shtrojë një darkë për Ramën dhe Dimitrovin, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, i cili po përfundon vizitën zyrtare në Serbi.

Vuçiç, Rama dhe Dimitrov nesër fillimisht në Pallatin e Serbisë do të bisedojnë me përfaqësuesit e kompanive nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, e më pas me përfaqësuesit e Këshillit Atlantik.

Më pas do të mbahet një konferencë e përbashkët për mediat me Vuçiçin, Ramën dhe Dimitrovin për nismën “Ballkani i Hapur”./ Abcnews.al