Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

450 milionë euro fatura e arbitrazhit për Shqipërinë

schedule15:56 - 3 Nëntor, 2021

schedule 15:56 - 3 Nëntor, 2021

450 milionë euro është fatura që rrezikon të paguajë në total Shqipëria për çështjet që tashmë janë arbitrazh.

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit për vitin e ardhshëm  në komisionin e ligjeve Deputeti Enkelejd Alibeaj theksoi se tashmë kanë marrë formë të prerë  dy çështje dhe financat duhen të parashikojnë fondet përkatëse në buxhet.



Por për shefen e financave Delina Ibrahimaj deri më tani  avokatura nuk ka sjellë asnjë shkresë zyrtare në lidhje me këto detyrime pasi ende nuk ka përfunduar asnjë çështje. Çështjet në arbitarzh janë një borxh i cili i shtohet financave shqiptare të cilat tashmë janë në krizë  ,ndërsa borxhi publik përllogaritet në nivelin e 80% të GDP. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!