Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar përdorimin emergjent të vaksinës anti-Covid të prodhuesit indian Bharat Biotech.
“Grupi Këshillimor Teknik ka deklaruar se vaksina Covaxin plotëson standardet e OBSH-së për mbrojtjen kundër Covid-19, dhe se përfitimi i vaksinës tejkalon rreziqet”, tha OBSH në një postim në Twitter.
The Technical Advisory Group, convened by WHO and made up of regulatory experts from around the world, has determined that the #Covaxin vaccine meets WHO standards for protection against #COVID19, that the benefit of the vaccine far outweighs risks & the vaccine can be used ?.
— World Health Organization (WHO) (@WHO) November 3, 2021
Grupi këshillues i OBSH-së pritej të merrte një vendim për vaksinën e njohur si Covaxin javën e kaluar, por kërkoi të dhëna shtesë nga Bharat Biotech përpara se të kryente një vlerësim përfundimtar për përdorimin global të vaksinës, raporton abcnews.al
Covaxin u rishikua gjithashtu nga Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve të Imunizimit të OBSH-së, i cili rekomandoi përdorimin e tij në dy doza, me një interval prej katër javësh, në të gjitha grupmoshat mbi 18 vjeç.
Covaxin është vaksina e shtatë që ka marrë miratimin e OBSH-së pas dy vaksinave të mRNA nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna, vaksinave vektoriale adenovirus të zhvilluara nga AstraZeneca dhe Johnson & Johnson dhe vaksinave të të Kinës nga Sinovac Biotech dhe Sinopharm.
/abcnews.al