Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për ish-drejtorin e Kadastrës Vlorë.
Klodian Troci është lënë në “arrest me burg” bashkë me Spiro Dunin dhe Bardhyl Gjikën, drejtor i administrimit të tokave në këtë qark.
Seanca u drejtua nga gjyqtarja Iliba Bezati.
Kujtojmë se Troci është arrestuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me drejtorin e administrimit të tokave në Vlorë për falsifikim të dokumenteve të pronësisë, duke i lënë vendin Reniard Metës.
Gjatë kontrollit të banesës në Tiranë, Trocit i janë gjetur rreth 65 mijë euro, të cilat u sekuestruan. Troci u arrestua pas hetimeve disa javore të kryera nga Prokuroria e Vlorës për falsifikimin e dy dosjeve të një prone në Dhërmi. /abcnews.al/