Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Festë e përgjakshme në Meksikë, 11 viktima, mes tyre 6 adoleshentë

schedule11:26 - 3 Nëntor, 2021

schedule 11:26 - 3 Nëntor, 2021

11 persona të moshës 15 deri në 36 vjeç u gjendën të vdekur në një zonë rurale në shtetin e Michoac pak para mesnatës të së hënës, ditën e të vdekurve dhe shenjtorëve, një nga festat  më të rëndësishme në Meksikë.

Një nga viktimat ishte 15 vjeç dhe pesë të tjerë 17, sipas prokurorisë, e cila sqaroi se trupat tashmë janë identifikuar. Tre prej viktimave të tjera ishin 19 vjeç , ndërsa dy 31 dhe 36 vjeç , sipas prokurorisë, e cila nuk ka dhënë detaje për shkaqet e masakrës.

Michoacann është një nga 32 shtetet meksikane më të prekura nga dhuna e bandave të krimit të organizuar. Vetëm më 18 tetor, gjashtë persona u vranë gjatë një sulmi në bar në kryeqytetin e saj, Morelia. Sulmi është kryer nga persona të cilët kanë zbritur nga dy automjete në trotuarin përballë lokalit, siç janë regjistruar nga kamerat e sigurisë, raporton abcnews.al

Shteti i Michoac  është ndër bastionet e kartelit të fuqishëm Neë Generation of Jalisco, një kundërshtar i kartelit Sinaloa të bosit më të famshëm meksikan të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet amerikane kanë ofruar një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për këdo që jep informacione për liderin e kartelit, El Menzo, ose Nemesio Osegera Cervantes. Jalisco New Generation është një nga prodhuesit kryesorë në botë të metamfetaminave, sipas një deklaratë të Departamentit Amerikan i Drejtësisë në mars 2020.

Më shumë se 36,000 vrasje ndodhën vitin e kaluar në Meksikë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!