Ditën e sotme do të zhvillohen ndeshjet e para të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. 7 nga 8 sfidat do të nisin në oren 14:00 dhe ndeshja kryesore dhe më interesante mes Dinamos dhe Tiranë do të nisë në 16:45.
Në grupin A, Korabi do të përballet me Teutën e Edi Martinit, ndërsa Partizani i Ilir Dajës do të luajë në transfertën e Besëlidhjes. Drejt Mallakastrës do të udhëtojë Skënderbeu, që do të luajë një sfidë mjaft interesante ndaj Bylisit, ndërsa ora 16:45 rezervon derbin e kryeqytetit mes Dinamos dhe Tiranës që do të luhet në stadiumin “Air Albania”.
Në ora 14:00 do të luhen edhe të gjitha ndeshjet e grupit B. Laçi do të luajë kundër Tomorit, ndërsa shkodranët e Vllaznisë të drejtuar nga Brdaric do të udhëtojnë drejt Pogradecit. Kukësi do të sfidojë Egnatian e Maganit, ndërsa Kastrioti do të masë forcat me Flamurtarin.
Grupi A
Ora 14:00
Korabi-Teuta
Besëlidhja-Partizani
Bylis-Skënderbeu
Ora 16:45
Dinamo-Tirana
Grupi B
Ora 14:00
Tomori-Laçi
Pogradeci-Vllaznia
Egnatia-Kukësi
Flamurtari-Kastrioti /abcnews.al