Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

A duhet të vaksinohen fëmijët? Mjekja: Duhet të rrisim përqindjen mbrojtëse ndaj virusit

schedule08:52 - 3 Nëntor, 2021

schedule 08:52 - 3 Nëntor, 2021

Mjekja pediatre Mirela Petri Sula, epidemiologu Dritan Ulqinaku dhe Skënder Murtezani diskutuan sot në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” për vaksinimin e fëmijëve kundër Covid-19. Ata theksuan se vaksinimi është i nevojshëm për të rritur përqindjen mbrojtëse ndaj virusit. Sula tha se fëmijët që kanë sëmundje bashkëshoqëruese duhet të jetë grupi i parë që duhet të marrë vaksinën.

Fëmijët janë kontigjenti që vaksinohen më shumë. Si pediatër shikoj me shqetësim rastet e Covidit, vërtetë e kalojnë më lehtë janë transmetues. Është një virus që replikon mutacion dhe do të mbetet mes nesh nëse nuk marrim masa. Distanca në shkollë nuk mund të ruhet kështu që mjeti më efikas është vaksina. Do të vaksinohen fëmijët nga 12 vjeç, ato me probleme të sëmundjeve kronike, të veshkave, mëlçisë, talasemikët etj, një kontigjent që duhet të vaksinohet i pari.“, tha mjekja.



Ulqinaku tha se vaksinimi i fëmijëve nuk duhet të jetë me detyrim ndërsa shtoi se është e rëndësishme konsultimi me mjekët e familjes nëse fëmijët kanë probleme shëndetësore. Nga ana tjetër, Murtezani gjatë një lidhjeje me Skype u shpreh se është e nevojshme një vaksinim deri në 90 përqind.

“Kemi zëra të ndryshme që e pengojnë këtë me të madhe, duhet të gjithë ta kenë në kokë se kemi nevojë për një vaksinim 90 përqind, të dinë të gjithë se variantet prodhohen disa në ditë. Po të dalë duarsh një variant që nuk është i kapshëm nga vaksina do të jetë një tragjedi e madhe.”, tha Myrtezani.

Sula shtoi më tej: “Unë i bëj thirrje të gjithë prindërve, vaksinohuni sepse ne vetëm nuk mund ta fitojmë këtë luftë. Përderisa kemi vaksinuar të afërmit, vaksina është efikase, imuniteti natyral deri diku bie. Duhet të shtojmë përqindjen e mbrojtjes së organizmit ndaj virusit.“/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!